FutbollSport

Maradona: Spanja do të kishte fituar në fushë neutrale

Diego MaradonaLegjenda argjentinase Diego Maradona beson se Spanja nuk do ta kishte humbur finalen e Kupës së Konfederatave kundër Brazilit nëse ndeshja do të ishte luajtur në një fushë neutrale.

Kampionët e Evropës dhe botës u mposhtën 3-0 në finalen e të dielës në Maracana, pas dy golave të Fred dhe një tjetër goli të Neymar. Por 52-vjeçari thotë se ambienti kishte ndikuar në djelmoshat e trajnerit Vicente del Bosque.

“Spanja ishte e pafat që turneu u zhvillua në Brazil. Ata dukeshin premtues. Brazili nuk do të kishte arritur t’i mposhtë ata nëse ndeshja do të zhvillohej në një fushë neutrale”, ka thënë Maradona.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button