VIP

Madonna mendon të martohet

Edhe pse më herët ka thënë se nuk do të martohet më kurrë, Madonna megjithatë është duke e shqyrtuar propozimin e të dashurit të saj 24-vjeçar, Brahim Zaibat.

Para tri javësh, Brahim i ka propozuar martesës Mbretëreshës së muzikës pop në qendrën Kabbalah në New York, mirëpo ajo i ka thënë të dashurit të saj 29 vjet më të ri, se duhet të mendojë para se të përgjigjet.

Një burim i afërt me këngëtaren ka thënë se ajo është mjaft e lumtur në këtë lidhje, megjithatë nuk është e gatshme për një martesë të re.

“Madonna ka frikë të rrijë vetëm. Ky është një problem i madh për të. Veç kësaj, asaj i pëlqen që të ketë pranë vetes një mashkull të ri, sepse ndjehet e re”, ka thënë burimi.

Madonna ka pas vetes dy martesa- me aktorin Sean Penn dhe me regjisorin Guy Ritchie.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button