VIP

Big Brother Albania 5 në fillim të Shkurtit 2012

Që në fillim kur flasim për Big Brother duhet të bëjmë një saktësim. Është përfolur gjithandej që këtë vit nuk do të ketë një “Big brother” shqiptar dhe këtë gjë, Rezart Aga do ta saktësojë. I pyetur për këtë show, i cili është ekskluzivitet i Top Channel, Rezi na sqaron që sigurisht që edhe këtë vit do të ketë një të tillë. Vetëm pas disa ditësh, në ekranin e Top Channel do fillojë të transmetohet reklama për audicionet.

Shtëpia ka nisur të bëhet gati për të pritur vitin e V të këtij reality show.

Bë fillim të shkurtit do të mund të shohim në ekranet tona shoën e Big Brother. Do të ketë plot surpriza, premton Rezi, i cili është dhe “truri” i këtij show.

Për ata të “merakosurit” për faktin se do ndërrohet, apo jo prezantuesja, ju themi: Jo. Prezantuesja, edhe këtë vit, për të pestin vit radhazi do të jetë Arbana Osmani.

Edhe këtë vit, njëlloj si vjet do të ketë një përzgjedhje brenda shtëpisë. Pra nuk është e thënë që të gjithë konkurrentët që do shohim të futen natën e parë, do të jenë banorët e përhershëm.

Rezi premton se do të ketë surpriza dhe rikonceptime në shumë aspekte, por tani preferon të mos i thotë të gjitha. Ka përpara një sfidë tjetër, që është “Voice of Albania”, ndaj deri në fillimin e Big Brother do ketë kohë për të publikuar detaje të tjera.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button