VIP

Femrat e Lorik Canës

Lorik Cana është padiskutim një nga shqiptarët më simpatikë në qarkullim! Shto këtu faktin që është kapiten i kombëtares, futbollist shumë i mirë, mesazhet e tij patriotike dhe ja ku kemi mashkullin më të lakmuar të këtyre kohëve!

Aq i kërkuar është Cana sa pothuajse çdo suplement gazete i bashkangjit ndonjë të dashur të supozuar. Të gjitha janë shumë të bukura mirëpo nuk të dalin llogaritë po të mendosh edhe angazhimet e tij profesionale!

Mjafton që Loriku kombëtar të takojë dikë apo më keq akoma të ketë foto me të dhe menjëherë lind historia e dashurisë!

Lista e vajzave që i janë vënë në krah është aq e gjatë sa minutazhi i ‘Pasdite në Top Channel’ do të duhej të dyfishohej! Vetëm javën e kaluar flitej për tre vajza të ndryshme njëkohësisht! Ish-Miss Shqipëria 2010, Arnita Beqira, u dha si e sigurt që ishte lidhur me të! Një tjetër suplement fliste për një modele kroate me ngjyrë! Dhe sa për të shtuar misterin edhe Genta Ismajli u diskutua se donte të lidhej me të!

Si përfundim, e vetmja gjë që ngelet për të thënë është: C’bën kështu more Lorik, a i thuhet femrës ik?

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button