FutbollSport

Tito Vilanova i kënaqur pas fitores

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, është ndarë i kënaqur pasi skuadra e tij arriti të kthehet nda disavantazhi për të fituar 2-1 ndaj Osasunas.

Lionel Messi shënoi dy herë në 15 minutat e fundit, derisa Barcelona me vështirësi fitoi ndaj 10 lojtarëve të Osasunës, të cilët kishin shënuar që në minutën e 17-të të takimit.

“Ne kemi shumë vlera në kapacitetin tonë për t’u rikthyer në lojë. Kjo do të thotë se ne jemi të fuqishëm pasi ju duhet jeni mentalisht të fuqishëm dhe të keni dëshirën për të fituar në këtë stadium”.

“Ne krijuam mjaft shanse për ta fituar ndeshjen. Është dy herë më vështirë të fitosh këtu kur je në disavantazh pasi ata përpiqen ta thyejnë ritmin e ndeshjes”, ka thënë Vilanova.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button