VIP

Vidhet fotoaparati me foto lakuriqe të Angelina-s

Brad Pitt është çmendur fare pasi kishte mësuar se i ishte vjedhur një fotoaparat i shtrenjtë.

Fotoaparati Leica S2, i cili kushton mbi 20 mijë euro, është zhdukur gjatë xhirimeve të filmit të Angelina Jolie në Hungari.Mirëpo, kjo shumë parash nuk do të ishte asgjë në krahasim me pasurinë që posedon çifti i famshëm i Hollividit, por parapa kësaj qëndron diçka tjetër.Aktori me këtë fotoaparat ka shëtitur nëpër sheshxhirim, ku Angelina ka xhiruar skenat e filmit të saj të parë si regjisore “Untitled Love Story”.

Fotoaparati posedon edhe foto të nxehta

Brad-i i entuziazmuar, e kishte fotografuar të dashurën e tij derisa ajo punonte, por më pas fotoaparati ishte zhdukur pa gjurmë.

Hajni nuk është gjetur, ndërsa Brad-i është tejet i xhindosur për shkak të fotove që kanë mbetur në kartelën e memories. Burime të afërta me çiftin, thonë se në mesin e fotografive të shumta, gjenden edhe ato në të cilat Angelina nuk ka asnjë rrobë në trup dhe ku ka pozuar në mënyrë provokuese për të dashurin e saj.

“Angelina pas përfundimit të xhirimeve gjatë ditës, në mbrëmje i ka ofruar Brad-it një trajtim special, duke i pozuar pa rroba dhe në poza provokuese.

Dhe të gjitha këto foto, ishin të- ruajtura në kartelën e memories të fotoaparatit të vjedhur”, ka deklaruar një burim i afërt me çiftin. Brad-i është tejet i frikësuar se këto foto intime, shumë shpejt mund të bien në duar të gabuara dhe pastaj mund ta gjejnë veten të shpërndara në internet, çka do të ishte një shok i vërtetë për çiftin e njohur. Thuhet se aktori tashmë ka ofruar edhe shpërblim për ata që e gjejnë fotoaparatin.

Angelina e vret Bred-in

Në anën tjetër, në filmin të cilin momentalisht Angelina është duke e xhiruar në Bosnje, karakteri të cilin e luan i dashuri i saj Bredi, vritet në njërën prej skenave të luftës së përgjakshme.

Ky vendim është marrë në momentet e fundit, sepse më herët nuk ishte paraparë me skenar. Të shpresojmë se kjo nuk ka ndodhur për shkak se Bredi e ka humbur fotoaparatin në të cilin ndodheshin fotot intime të Angelinas.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button