VIP

Afërdita dhe Shpati, drejt Brazilit për konkursin e “Miss Univers”

Kosova këtë vit në “Miss Universe” do të përfaqësohet nga bukuroshja Afërdita Dreshaj, një modele me përvojë dhe karrierë të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto ditë ajo pritet të udhëtojë drejt Brazilit, ku edhe zyrtarisht do të fillojnë provat përfundimtare për mbajtjen e spektaklit që do të zhvillohet më 12 shtator në San Paolo.

Në mesin e 84 kandidateve përveç Afërditës, do të jetë edhe Xhesika Berberi, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë. Ndryshe nga viti i kaluar kur veshjen kombëtare të Angela Martinit e dizajnoi “Victoria Secret”, këtë radhë Afërditës këtë lloj veshjeje do t’ia realizojë stilistja e njohur Suzana Susuri. Nga 84 shtetet e botës, konkurentja e Kosovës shihet si një konkurencë e fortë për faktin se, siç thuhet, kur dalin në shesh të gjitha kandidaturat edhe vendet pretendente shohin konkurrentet e tjera, për shembull Venezuela, e cila ka qenë fituese disa vite me radhë dhe që njihet për bukurinë femërore, këtë vit ia ka frikën Kosovës. Në shumë forume, Afërdita shihet si favorite. Urojmë të ketë një sukses më të madh këtë radhë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button