DashuriaEdukata Seksuale

Seksi gjatë menstruacioneve, edhe më i këndshëm

Seksi gjatë kohës së menstruacioneve vërtet nuk është aspak më i rrezikshëm se ai që praktikohet gjatë ditëve “të thata”.

Pikërisht është e kundërta, seksi dhe orgazma relaksojnë muskujt, gjë që ndikon shumë mirë te femra po qe se ka dhembje menstruale. Penetrimi do të jetë dukshëm më i lehtë, sepse vagjina ka lagështi plotësuese, ndërkaq femra, për shkak të fryrjes së vagjinës dhe të klitorisit, përjeton orgazëm jashtëzakonisht intensiv.

Nëse praktikoni seks me person të panjohur, gjithsesi rekomandohet mbrojtja nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, madje edhe kur femra nuk i ka menstruacionet, apo kur nuk ka kurrfarë dëshmie që gjatë kohës së menstruacioneve sëmundjet seksuale mund të transmetohen në masë më të madhe.

Mbrojtja është e nevojshme, para së gjithash, që të mbroheni nga sëmundjet, por gjithsesi edhe nga shtatzënia e padëshiruar. Pra, kur praktikoni seksin gjatë kohës së menstruacioneve, silluni njësoj si edhe gjatë seksit jashtë kohës së menstruacioneve.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button