VIP

Genta Ismajli ka harruar si bëhet seks

Që këngëtarja e njohur Genta Ismajli është ndarë prej gati dy vitesh nga i fejuari i saj, Milot Binaku, ky nuk përbën më lajm; por që ajo nuk ka kontakte intime me asnjë mashkull, që prej asaj kohe;  kjo po që përbën “scoop”. E besoni apo jo, këtë e ka deklaruar vetë këngëtarja e hitit “Guximi”, e cila e pyetur në lidhje me seksin është shprehur në mënyrë shumë telegrafike: “Kam harruar si bëhet seks”.

Në fakt, që nga ndarja “legjendare” me Milotin, këngëtarja seksi e ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të pasur një mashkull pranë vetes, madje këtë gjë e ka konfirmuar edhe në një intervistë të fundit dhënë për “standard”. “Prej kohësh nuk kam një mashkull në krah, nuk e mbaj mend që kur nuk kam dalë për herë të fundit me një të tillë, ndoshta para një viti ose edhe dy”, – ka thënë ajo, duke shtuar se ka jashtëzakonisht nevojë për një mashkull që t’i ofrojë dashuri dhe ta mbështesë.

Ndryshe nga ç’mund të mendoni, Genta është një femër shumë familjare, e gatshme të heqë dorë madje edhe nga karriera për t’iu dedikuar familjes që do të ndërtojë. Megjithatë, për momentin ajo është duke menduar vetëm për muzikën dhe as që do t’ia dijë për gjëra të tjera…

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button