VIP

Imazhe të tjera të Taynës nga xhirimet e klipit të ri, befason me dukjen dhe stilin e veçantë

Kanë kaluar tre muaj që kur artistja e njohur nga Prizreni, Tayna, nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.

Ndërsa ai i fundit mbetet “Qe Qe”, me anë të të cilit mblodhi milionë klikime në platformën YouTube.

Dhe duket se tani bukuroshja shqiptare ka nisur punën për një këngë të re, e cila pritet të prezantohet së shpejti para publikut.

Tayna (Foto: Instagram)

Derisa është në përgatitje të këtij klipi, Doruntina Shala (emri i vërtetë) po vazhdon t’i mban të azhurnuar fansat me pamje nga prapaskenat e xhirimeve.

“Prapaskenat”, ka shkruar ajo.

Biondja mahnit me dukjen në një fustan të shkurtër unik, në të cilin po ashtu ka vënë në pah linjat trupore.

Tayna ndërkaq nuk ka zbuluar më shumë detaje për projektin që do të vijë, duke e lënë si befasi për publikun.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button