VIP

Eliza Dushku: Capital T është si Jay Z

Aktorja shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku, e cila këto ditë gjendet në Kosovë, ku i është bashkuar edhe i dashuri i saj, basketbollisti Rik Foks, së fundmi ka lavdëruar reperin e ri kosovar, Capital T, në lidhje me performancën e tij, duke i bërë edhe pak publicitet përmes rrjeteve të ndryshme sociale.

Dushku, së bashku me të dashurin Rik Foks, kërcimtarin e njohur shqiptar të “Dancing with the stars USA”, Toni Dovolanin, si dhe fotografin Fadil Berisha kanë kaluar një mbrëmje të këndshme në fundjavë pranë “Duplex Club”, ku aktorja me origjinë shqiptare u mahnit nga performanca e Capital T. Veç lëvdatave të saj, përmes Twitter-it, ku numëron të paktën 1 milion fansa, Eliza Dushku ndau këngën “U bo von” të reperit kosovar. “Artisti më hot i Kosovës, Capital T, këndoi “U bo von” në një performancë live në “Duplex”. Dëgjoni këngën në link”, – shkroi Eliza në Twitter.

Ndërkaq, në Facebook ajo ka shkruar se reperi i talentuar ngjan me Jay Z, me producentin e famshëm që është martuar me Bijonsen. “Dëgjojeni, dashurojeni dhe më besoni. Kujdes, kënga e tij “U bo von” do t’ju ngulitet në kokë për ditë me radhë”, – ka shkruar ajo.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button