VIP

P.Diddy, reperi më i pasur në botë

P.Diddy dhe Jay ZP.Diddy është top përfituesi më i madh për vitin 2013 në listën e milionerëve të skenës së hip hopit botëror.

Forbes ka dalur me emrat e skenës së hip hopit që kanë arritur të përfitojnë më së shumti në 12 muajt e fundit dhe gjithnjë sipas revistës, P.Diddy ka arritur të jetë në maje përkundër faktit se nuk ka lansuar asnjë projekt muzikor.

Reperi dhe biznesmeni, i cili kishte kritikuar më parë Forbes se nuk ia kishte llogaritur mirë pasurinë, ka reaguar me një falënderim në Twitter.

“Më në fund filluat të numëronit mirë, faleminderit Zot”, ka shkruar P.Diddy në Twitter.

Të ardhurat e Diddyt vijnë nga labeli i tij Bad Boy, linja e veshjeve Sean John dhe marrëveshje me Ciroc Vodka.

Prapa tij është top reperi Jay Z, me të ardhura prej rreth 43 milionë dollarësh nga shitja e albumit “Magna Carta Holy Grail”, por ai përfitoi edhe 5 milionë ekstra nga Samsung për promovimin e produkteve te përdoruesit e Galaxy S4.

Top hip hop artistët që fituan më së shumti në vitin e fundit kanë arritur një shumë prje 256 milionë dollarësh, 15 milionë më shumë se sa lista e DJ-ve më të paguar në botë.

Lista e top reperëve më të paguar:

1. P Diddy, $50 milionë
2. Jay Z, $43 milionë
3. Dr. Dre, $40 milionë
4. Nicki Minaj, $29 milionë
5. Birdman, $21 milionë
6. Kanye West, $20 milionë
7. Lil Wayne, $16 milionë
8. Wiz Khalifa, $14 milionë
9. Ludacris, $12 milionë
10. Pitbull, $11 milionë
11. Drake, $10.5 milionë
12. Snoop Dogg aka Snoop Lion, $10 milionë
13. Eminem, $10 milionë
14. Kendrick Lamar, $9 milionë
15. Pharrell Williams, $9 milionë
16. Macklemore & Ryan Lewis, $9 milionë
17. Swizz Beats, $8.5 milionë
18. Tech N9ne, $7.5 milionë
19. 50 Cent, $7 milionë
20. Lil Jon / Rick Ross / Mac Miller / Young Jeezy / Questlove – , $6 milionë

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button