KosovaKronika e ZezeLajme

Lutet çdo natë të vdesë para mëngjesit

familja veliuTre kilometra larg kompleksit memorial të Jasharëve në Prekaz, fshat ky që u bë simbol i rezistencës dhe lirisë, në një nga lagjet e tij, atë të Nezajve, banorët nuk po e jetojnë shtetësinë.

Në këtë lagje, një nënë lutet të mos e presë mëngjesin gjallë, duke menduar vazhdimisht se me çfarë do t’i ushqejë të nesërmen fëmijët e saj, me çka do t’i veshë e mbathë, me çka do t’i ngrohë… Lutjet e saj drejtohen te Zoti.

Me tërë qenien e saj ajo lutet në netët me shi, që forca hyjnore të ndalë shiun dhe të mos i lagë dy fëmijët e saj. Kjo nënë, uron që vera të zgjasë më shumë dhe fëmijët t’i fl enë të qetë natën pa iu pikuar pikat e shiut mbi trup, shkruan Zëri.

Familja Veliu jeton që nga paslufta në shtëpinë e improvizuar, me kulm llamarine, i cili është i padobishëm kur moti merr me shi dhe borë, me dysheme nga dërrasa të kalbura, me gjësende të huazuara… Institucionet për ta nuk bënë asgjë, madje edhe ndihmat humanitare për rindërtimin e shtëpisë së kësaj familjeje pas luftës u vodhën.

Çifti Hetem dhe Lumnije Veliu, nuk gëzuan ndihmën e shtetit, as në rastin kur Lumnija u diagnostikua me kancer të gjirit dhe trajtimi i saj do t’i kushtojë mijëra euro.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button