VIP

Mashkulli im duhet të jetë burrë, i zoti për shtatë gra

big mamaAjo di të vijë ndryshe çdo here tek fansat e saj, bën gjëra ndryshe dhe është karakter ndryshe nga të gjitha këngëtaret e skenës muzikore shqiptare.

Këtë nuk e themi vetëm ne, por e konfirmojnë edhe dashamirësit e muzikës moderne shqiptare. Fjalën e kemi për Big Mama-n, e cila edhe pas kaq vitesh karriere artistike vazhdon të jetë IN dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, jo vetëm për këngët qe sjell, por edhe për natyrën sportive dhe mjaft origjinale që shfaq në daljet publike.

“Femra do dëshironte që në krah të ketë një mashkull inteligjent, të pashëm, të bukur dhe të sinqertë e me karakter. Por më shumë mjafton bukuria e shpirtit që, sot rrallë e gjen diku, ndërsa aparenca e një mashkulli nuk ka pasur shumë rëndësi për mua. Të jete unik, jo si meshkujt e ditës sotshme që në çdo, të dytën fjalë e kanë gënjeshtër. Të jetë i guximshëm, me një fjalë tamam burrë, i zoti për shtatë gra.

Pas suksesit që kishte me këngën e fundit, momentalisht Big Mama po punon me disa projekte të tjera, që do t’i prezantojë shumë shpejt në ekran.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button