LajmeMaqedoniaPolitika

OSBE me 330 vëzhgues do t’i vëzhgojë zgjedhjet

Me 300 vëzhgues afatshkurtër, 20 afatgjatë dhe 12 ekspertë ndërkombëtarë OSBE/ODIHE prej sot do ta vëzhgojnë procesin zgjedhor në Maqedoni. Vlerësimi i parë për zbatimin e legjislacionit zgjedhor, veçanërisht ndryshimet e fundit, për fushatën, dita e votimit dhe e zgjedhjeve në diasporë, do ta kumtojë një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 5 qershor.

Numrin e vëzhguesve në OSBE/ODIHR e vlerëson si të zakonshëm edhe prej atje, edhe krahas informacioneve të përcaktuara për druajtje të mundshme në ditën e zgjedhjeve, nuk presin probleme gjatë procesit zgjedhor.

“Nga përvoja afatgjate që e kam në vend mund të them se ka besim të madh në atë se të gjithë ju së bashku mund ta bëni, madje më shumë se sa që vetë besoni në vete”, tha në pres-konferencën e sotme shefi i Misionit të vëzhguesve në Shkup Xhulian Pil Jejts.

Ai sqaroi se vëzhguesit afatshkurtër do të jenë të shpërndarë në vendvotimet në Maqedoni dhe do ta ndjekin hapjen e tyre, votimin, numërimin e votave dhe tabelën përmbledhëse të rezultateve. Vëzhguesit afatgjatë do të jenë të shpërndarë në territorin e vendit gjatë javës së ardhshme, ndërsa ekspertët ndërkombëtarë në zyrat e OSBE-së në Shkup. Vëzhguesit e OSBE-së do ta ndjekin zgjedhjen në diasporë, por nga Maqedonia, ndërsa nuk do të shkojnë në vendvotimet jashtë vendit.

Misioni, tha Jejts, do t’i vlerësojë zgjedhjet nga aspekti i pajtimit me parimet për procese të zgjedhjeve demokratike duke përfshirë detyrat e marra nga të gjitha vendet anëtare të OSBE-së si dhe rregullativa kombëtare ligjore.

“Zgjedhjet janë një test i pjekurisë demokratike të vendit dhe për atë të gjithë duhet ta luajnë rolin e tyre që ata të kalojnë në një rend sa më të mirë. Ne jemi këtu për të vëzhguar, e jo të mbikëqyrim dhe të udhëheqim. Ai është roli i autoriteteve”, theksoi shefi i misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-së.

Raporti final, siç paralajmëroi Jejts, OSBE/ODIHR-ja do ta shpallin dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button