Kronika e ZezeLajmeMaqedonia

Sulmohet Valon Bela

Është sulmuar fizikisht ish nënkryetari i PDSH-së Valon Bela në Kondovë. Incidenti ka ndodhur në mesditë, ndërsa rreth orës 13 e 15 minuta Bela është pranuar në Qendrën Urgjente të Klinikës së Shkupit.

Bela gjatë incidentit ka marrë plagë në kokë dhe lëndime të tjera në trup. Drejtori i Qendrës Urgjente të Klinikës së Shkupit Rexhep Selmani tha se Bela është jashtë rrezikut për jetë. Ai po trajtohet për plagët e marra dhe kryen kontrollet e nevojshme laboratorike dhe të rëntgenit për të hulumtuar gjendjen e tij të përgjithshme shëndetësore. Edhe nga stacioni policor i Shkupit konfirmuan rastin. Zëdhënësja e SPB Shkup,

Liza Bendevska tha se ekipet policore po hulumtojnë rastin për të ndriçuar arsyet e incidentit dhe për t’i gjetur autorët. Ndërkaq, supozohet se rrahja në Kondovë është hakmarrje për incidentin e vitit të kaluar në lagjen Çair të Shkupit kur pikërisht Bela goditi me shuplak deputetin e PDSH-së Bekim Fazliu i cili është nga Kondova dhe përzuri shoqëruesit e tij nga selia e PDSH-së në Çair. Nga PDSH-ja nuk komentojnë rastin. Deputeti Bekim Fazliu i cili ishte protagonist i incidentit të para disa muajve në momentin e rrahjes sot ishte në parlament. I pyetur për rastin në fjalë nga ALSAT M  Fazliu shkurt tha se ka dëgjuar të njëjtën gjë që kanë dëgjuar edhe gazetarët rreth asaj që ka ndodhur në Kondovë.
Ndryshe incidentit të parë që ndodhi në muajin tetor të vitit të kaluar i parapriu largimi i Valon Belës nga PDSH-ja

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button