VIP

Anulohet turneu i All Saints

all-saintsTurneu britanik i grupit të vajzave “All Saints” së bashku me grupet e famshme të viteve të nëntëdhjeta, “East 17” dhe “Let Loose”, është anuluar.

Grupi i ribashkuar i vajzave është dashur të niste turneun “Another Time Another Place” në muajin nëntor në Cardiff të Uellsit.

Mirëpo, organizatorët kanë bërë të ditur se turneu është anuluar.

Në koncertet e paralajmëruara të “All Saints” është dashur të merrnin pjesë edhe “Atomic Kitten”, “Big Brovaz” dhe këngëtarja e “Ace of Base”, Jenny Berggren.

Show More

Related Articles

Back to top button