VIP

Kur e ke të dashurin e ngathët

Në internet dolën fotografitë lakuriqe të aktores 35-vjeçare, Melissa George-t, ndërsa në disa nga to shihen gjinjtë e saj.

Është i pazakontë fakti që Melissa nuk është bërë e famshme për rolet e saja apo për atë se vetë është fotografuar tërësisht e zhveshur dhe këto foto vetë i plasoi në internet, por famën e arriti falë të dashurit të saj “të ngathët” i cili njëherësh është shumë i pasur.

I dashuri i saj, Russell Simmons, njeriu i tretë më i pasur në industrinë e hip-hopit “gabimisht” i vendosi fotografitë e kësaj bukuroshe në “Twitter”. Ky pasanik i cili është në krye të shtëpisë edituese “Def Jam” pohon se gabimisht kishte klikuar në fotografi dhe ato u gjendën kështu në internet.

Derisa Russell e zbuloi gabimin, e dashura e tij lakuriqe ishte tashmë në hard-diskun e shumë njerëzve. Melissa George së fundi interpreton në filmin britanik, “A Lonely Place to Die”, ngjarja e të cilit zhvillohet në Skoci dhe ku disa njerëz zbulojnë një gjë të tmerrshme, vajzën e cila ishte varrosur në një vrimë të vogël në tokë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button