BotaLajme

Kapet trafikanti më i rrezikshëm i drogës

Njëri prej trafikantëve më famëkeq të drogës Kolumbiane është kapur në Venezuelë.

Daniel Barrera, i njohur si “Barrera Crazy”, u kap në San Cristobal përtej kufirit nga Kolumbia me ndihmën e britanikëve, Venezuelës dhe agjencisë amerikane të zbulimit.

Presidenti kolumbian Juan Manuel Santos e përshkroi atë si “ndoshta mbretin më të kërkuar në kohët e fundit”.

Kolumbia është një nga prodhuesit kryesorë në botë, të kokainës. Perandoria kriminale e z Barrera dorëzonte kokainën jo vetëm në SHBA, por në mbarë botën, sidomos në Evropë.

Shpërblimi i ofruar për kapjen e tij në SHBA ishte 5 milion dollarë i njëjtë si për Osama Bin Laden. Kolumbia shtoi dhe 2.7 milion për këtë.
Trafikanti kishte një legjendë në biznesin e kokainës, jo vetëm për jetëgjatësinë e tij, por edhe për aftësinë e tij për të punuar me të gjitha palët në konfliktin civil 48-vjeçar të Kolumbisë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button