Teknologji

Samsung lanson modelin Stratosphere

Shumica prej nesh me siguri se i kanë parë disa nga pamjet e modelit të ri të telefonit të mencur të Samsung, Samsung Stratosphere, i cili tashmë është nisur tek operatori mobil amerikan Verizon.

Ndërkaq, gazetarët e DroidLife kanë arritur që t’i zbulojnë të gjitha karakteristikat e këtij modeli, i cili do të vijë me Android 2.3 Gingerbread, si dhe tastierën QWERTY.

Samsung Stratosphere është i pajisur me procesor një-bërthamor prej 1GHz, 512MB RAM, 4GB memorie të brendshme, mikro SD kartelë, e cila gjithashtu mund të rritet edhe për 32GB, ndërsa telefoni vjen me SD kartelë të gatshme me 4GB.

Për më shumë, Samsung Stratosphere posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 4 inç i cili është i pajisur me teknologjinë Super AMOLED, me 480 x 800 mega-piksel, si dhe dy kamera, njëra me 5 dhe tjetra me 1.3 mega-piksel, dhe LED ndriçues.

Çmimi i këtij modeli pritet të jetë 149 dollarë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button