LajmeMaqedoniaPolitika

Tair Hani e përgëzon Ziadin Selën për aksionet

strugaPavarsisht që në të kalurën ministri i Pushtetit Lokal, Tair Hani dhe kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela kanë pasur polimika dhe debate të forta me njëri tjetrin, atyre tashmë për hir edhe të funksioneve u duhet të bashkëpunojnë dhe të takohen ashtu sic ishte rasti i ditës së hënë në kuadër shpalljes së tretë për IPA-Fondet ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë në Strugë.

Ministri Hani në lidhje me aksionet më të fundit të kryetarit Sela për spostimin e terasave nga rrjedha e Drinit të zi, theksoi se pavarsisshtë raporetve të tija me Selën dhe deklaratat e këtij të fundit në të kalurën, ai është i prirur që të ruaj një raport të përgjegjshëm në dobi të qytetarëve të Strugës.

Hani më tëj shtoi se përgëzon Selën, për cdo aksion dhe aktivitet që merret në interesë të qytetarëve të Strugës dhe në këtë drejtim i uron sukses.” Unë si ministër i Pushtetit lokal jam i përgjegjshëm në drejtim që të kem qasje të njëjtë dhe të barabartë me të gjithë kryetarët e komunave dhe në këtë drejtim bashkëpunimi im me kryetarin e Komunës së Strugës, zotin Sela, nuk prejudikohet nga raportet e mija apo deklaratat e tija në të kalurën .

Por, unë jam i prirur të mbaj qëndrim parimor dhe të mirëfilltë me kryetarin e Komunës së Strugës, në interes të qytetarëve të Strugës dhe shoqërsië në Republikën e Maqedonisë, dhe në këtë drejtim të gjitha aktivitetet të cilat ai i ndërmerr në interes të qytetarëve të Strugës, unë e përgëzoj dhe i dëshiroj suksese .

Në përgjithësi i kërkoj që ai tu përmbahet ligjeve dhe Kushtetutës së Maqedonisë ,me të cilën janë parashikur të gjitha raportet në mes kryetarit të komunës, organeve të pushtetit qëndror dhe me qytetarët”,theksoi Hani.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button