Taktika e joshjes që ju siguron një partner më të mirë
Është vërtetuar se loja e joshjes në të cilën meshkujt dhe femrat aktrojnë personin e pamposhtur, në fakt doli të jetë taktikë shumë e mirë te ata persona që duan ta gjejnë një partner cilësor.
Në revistën” European Journal of Personality”, janë publikuar rezultatet e studimit në bazë të të dhënave të grumbulluara nga qindra të rinj nga katër eksperimente të ndryshme, ndërsa që ishte vërtetuar se studentët dhe studentet që aktrojnë personin e vështirë për ta pushtuar përfundojnë në lidhje më cilësore me partner më cilësor.
“Të gjithë dëshirojmë sinqeritet në procesin e joshjes, por kjo kurrë nuk do të ndodhë”, pohon autori i studimit, Peter K. Jonason. Të dyja gjinitë luajnë lojë, por ekzistojnë disa dallime. Derisa femrat dëshirojnë të tregohen më pak të interesuara, duke u shtirë se nuk kanë kohë për komunikim, meshkujt mund të jenë disi më të ashpër. Me fjalë të tjera, femrat duan ta aktrojnë të paarriturën, derisa meshkujt e aktrojnë të arriturin, ndërsa shtiren kinse nuk janë të interesuar.
Në eksperimentin me 300 studentë, hulumtuesit kanë zbuluar se njerëzit aktrojnë për të qenë më atraktivë. “Femrat përfitojnë më shumë nga joshja e një mashkulli që ua mundëson atyre ta kontrollojnë interesimin e mashkullit, duke e rritur atë interesim”, shpjegon Jonason.