Tamara, vajza kapricioze e Ecclestone
Bukuroshe, seksi dhe në moshën e martesës. Pas dasmes së motrës Petra, Tamara 27-vjecare është vajza e vetme e në shtëpinë Ecclestone që ka mbetur beqare.
Eshtë një detaj shumë i rëndësishëm, duke ditur se babai i saj Bernie Ecclestone është tepër i pasur dhe do të mendojë shumë për vogëlushen e tij.
Tamara e ka një të dashur, ai është Omar Khyami, stilues i veshjeve intime. Khyami duhet të mundohet shumë që ta ketë Tamarën vetëm për veten e tij, duke ditur që ajo është shumë seksi dhe shumë meshkuj mund t’i vijnë rrotull për t’i fituar zemrën.
27-vjecarja gëzon një formë trupore të shkëlqyeshme dhe shpesh ka dëshirë që t’i vërë në dukje. Po ashtu Tamara është xheloze për dhuratat që motra e saj mori në dasme, ndaj babai Bernie është detyruar që t’i dhurojë vajzës tekanjose një Ferrari 599 Collection Edition, unike në Angli.