Tariq Ramadan: Sirianët nuk kanë luftuar për shqiptarët, pse duhet që shqiptarët të luftojnë për ata?
Tariq Ramadan ekspert dhe ideator i islamit ka folur për luftën në Siri dhe vullnetarët shqiptarë që po luftojnë kundër regjimit diktatorial të El-Saidit atje.
Pos kësaj ,ai ka folur edhe për problemin e shamisë mes qeverisë së Kosovës dhe komunitetit myslimanë në Kosovë.
“Islami, sot në botë është në rrugë të mbarë, përkundër problemeve, vështirësive që po has viteve të fundit. Por çështja mbetet tek ne, myslimanët duhet të jenë të zgjua dhe të gatshëm t’i përballen këtyre sfidave qofshin ato në vendet Arabe apo ne vendet aksidentale. Nuk ka luftë në Siri mes vëllezërve tanë, por luftë e agjenturave, interesave të vendeve të ndryshme, tashmë të njohura, që po nxisin , po provokojnë në stilin përçajë e sundo. Ne jemi një, qoftë ai sunitë apo shiit, jemi vëllezër..”, ka thënë ai
Sipas tij, të gjithë shqiptarët që kanë shkuar për të luftuar në Siri apo kudo që kanë luftuar zoti ua shpërbleftë.
“Por, unë mendoj që shqiptarët qofshin ata nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës apo edhe Zvicra e vendet e tjera perëndimore nuk kanë nevojë të shkojnë të luftojnë në Siri. Këtë çështje duhet lënë sirianëve. Në çlirimin e Kosovës a ka pasur sirianë, sigurisht jo? Atëherë pse duhet të shkojnë shqiptarët të vdesin për vendin e huaj”
Duke folur për islamin në Kosovë dhe Shqipëri profesori Tariq Ramadan i cili ka vizituar disa herë Prishtinën dhe Tiranën, konsideron se është në rrugë të mbarë.
“Por myslimanët shqiptar në Ballkan ballafaqohen herë -herë me probleme e pengesa të qeverive të cilët provokojnë situatën në emër të disa ligjeve të imponuara që për mua janë antidemokratike, sepse me to diskriminohen, cenohet e drejta dhe liria elementare njeriut për veshje, çështje kjo personale”.
Ai gjithashtu ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të ketë kujdes në këtë drejtim, duke dëshmuar se është një vend demokratik.
“Problemet rreth shamisë, diskriminimit të myslimanëve atje nuk bëhen rastësisht, aty janë arsyet historike. Kur Zvicra e banuar me rreth 95 për qind të krishterë nuk ju pengon shamia dhe vajzat e komunitetit mysliman shkojnë pa problem në shkolla nuk kuptoj pse duhet të jetë kjo problem për Kosovën?”
“Prandaj mesazhi im për Kosovën është i qartë se qeveria nuk ka të drejtë të ndaloj shaminë në shkolla nëse pretendon të jetë e hapur dhe demokratike. Për këtë çështje të shamisë, femrat shqiptare të komunitetit myslimanë janë ato që vendosin vetë dhe jo familja e as Qeveria”, ka deklaruar profesori Tariq Ramadan.