FutbollSport

Tata: Nuk kam festuar, nuk e fituam titullin

tataTrajneri i Barcelonës, Gerardo Martino, thotë se ka edhe shumë për të ardhur nga Neymar, pasi sulmuesi shënoi golin hapës në El Clasicon e të shtunës mbrëma ndaj Real Madridit.

Braziliani arriti që të shfaqë performancë të jashtëzakonshme në Camp Nou, duke shënuar një gol maestral në pjesën e parë.

Por, Tata Martino para se të lëvdonte ekipin e tij dhe zgjedhjet taktike që bëri, pranoi se ai ka parë lojë edhe më të mirë nga Neymar.

“Neymar ka luajtur shumë mirë, por unë e kam parë duke luajtur edhe më mirë. Goli i tij në El Clasico ka më shuam vlerë, por unë definitivisht kam parë ndeshje më të mira prej tij”.

“Ne ishim të lodhur pas pjesës së parë dhe kjo u tregua gjatë pjesës së dytë. Ne kemi vuajtur nga lodhja në vrapimet pa top”.

“Unë kam dashur që të fitoj dhe jo të tregoj paraqitjen më të mirë, prandaj un bëra një ndërrim në defanzivë (zëvëndësimi i Iniestas me Song). Dhe nëse do të duhej ta bëja përsëri, patjetër se nuk do të hezitoja”.

“Është e vështirë të mbetesh i pamposhtur, por këta lojtarë janë në gjendje ta bëjnë këtë. Nëse një titull do të kishte qenë në tavolinë, sigurisht se do të kisha festuar, por ishte vetëm një ndeshje normale. Impakti im në ekip është ende minimal, duht që të përfshihem edhe më shumë”, u shpreh Martino.

Show More

Related Articles

Back to top button