Tayna vjen me poza provokuese në rrjetet sociale
Ajo po vazhdon të jetë shumë e pëlqyer dhe një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.
Fjala është për reperen nga Prizreni, Tayna, e cila vetëm në Instagram numëron 1.5 milion ndjekës.
Bukuroshja, që komentohet vazhdimisht në faqet rozë, mori sërish vëmendje me dukjen atraktive në imazhet e reja.
Ajo ka sjell disa imazhe provokuese, e veshur në një fustan dy pjesësh të bardhë.
Duke pozuar me dekoltenë e hapur, Doruntina Shala (emri i vërtetë) shfaqet në formë të mahnitshme.
“Nuk është ende Halloween dhe unë jam veshur tashmë si dashuria e jetës suaj”, ka qenë mbishkrimi i postimit.
Ndërkohë komplimentet në hapësirën për komente nuk munguan as nga miqtë e ndjekësit e saj.
Tayna akoma është duke shijuar suksesin e këngës “Qe Qe”, që deri më tani ka mbledhur mbi 13 milionë klikime në YouTube.