KosovaLajme

Të dyshuarit e Al-Qaedas, me lidhje edhe në Kosovë

Tre anëtarët e mundshëm të Al-Qaedas të arrestuar në Gjermani, kishin planifikuar të kryenin një atentat në Gjermani. Kështu bënë të ditur hetuesit. Të akuzuarit, siç bëjnë të ditur mediat gjermane, kanë pasur lidhje në Austri, Marok dhe Kosovë. Ata nuk kishin një objektiv të caktuar, deklaroi zëvendësprokurori i përgjithshëm, Rainer Griesbaum.

Të arrestuarit ndodheshin ende në një “fazë eksperimentale” dhe ishin duke punuar konkretisht për ndërtimin e bombës. Ata kishin si synim të hidhnin mbi një grup sa më të madh njerëzish, një lëndë shpërthyese të bashkuar me shumë pjesë metalike.

Një nga tre të akuzuarit, ka marrë porosi nga një anëtar i rangut të lartë të Al-Qaedas, të kryenin një sulm në Gjermani. Presidenti i zyrës federale të kriminalistikës, Jörg Ziercke, plotësoi duke thënë se rreziku ende nuk ka kaluar. Të akuzuarit kanë pasur lidhje në Austri, Marok dhe Kosovë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button