KosovaLajme

Të fillojë ndërtimi i Memorialit të Dr. Ibrahim Rugovës

Shoqata ”Vëllezërit dhe miqtë e Dr. Ibrahim Rugovës” apelon.

Dr. Ibrahim Rugova ka hyrë në historinë më të re shqiptare si kryetar i parë e historik i Kosovës-shtetit të dytë shqiptar në Ballkan. Ibrahim Rugova, me shokë, si Fehmi Agani, Mark Krasniqi etj., po edhe Lufta Çlirimtare e Kosovës, prirë nga komandanti legjendar Adem Jashari, Zahir Pajaziti etj., e afirmuan Kosovën në përmasa botërore. Në saje të meritave të këtyre dy personaliteteve që i përmendëm, në radhë të parë, po edhe ndihmës së miqve tanë, në radhë të parë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosova u çlirua nga Serbia. Për ta përkujtuar gjithmonë, brez pas brezi, veprën dhe shëmbëlltyrën e Dr. Ibrahim Rugovës, e edhe më tepër, për hir të brezave të ardhëm, të cilët do të kishin çfarë të mësonin nga vepra e këtij kolosi, Shoqata “Vëllezërit dhe miqtë e Dr. Ibrahim Rugovës”, kërkon publikisht nga institucionet kompetente të Kosovës, nga të gjithë shqiptarët kudo që janë, si dhe nga miqtë tanë, në radhë të parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të na ndihmojnë ta ndërtojmë Memorialin e Dr. Ibrahim Rugovës te varri i tij në Velani. “Po të kishte vullnet Qeveria e Kosovës kjo punë do të bëhej, përkundrazi disa përpjekje që u patën bërë në disa organe të Kuvendit të Kosovës, para ca vitesh, nuk patëm gjetur përkrahje. Ne si Shoqatë nuk kemi pretendime të bëhemi bartës të këtyre punëve, pasi nuk kemi mundësi as kapacitete, por besojmë shumë se po nuk mungoi vullneti dhe gatishmëria për ndihmë, bartësi do të gjendej. Shoqata, po të kishte përkrahje materiale, do ta organizonte nënshkrimin e një peticioni gjithëpopullor për të bërë trysni tek organet kompetente, do të mund ta shpallte konkursin për hartimin e projektit për ndërtimin e Memorialit, gjithnjë në marrëveshje me institucionet relevante, etj”, thuhet në kërkesën e Shoqatës, të nënshkruar nga Gani Zagragja, kryetar. Ata që duan ta përkrahin nismën për realizimin e këtij projekti madhor mjetet mund t’i dërgojnë në nr. e xhirollogarisë 1115000364000189, Pro Credit Bank, Prishtinë, në emër të Shoqatës “Vëllezërit dhe miqtë e Dr. Ibrahim Rugovës”. Drejtues të Shoqatës, “Vëllezërit dhe miqtë e Dr. Ibrahim Rugovës” këtë kërkesë do ta dërgojnë zyrtarisht në të gjitha subjekteve relevante në Kosovë, si dhe disa ambasadave të miqve perëndimorë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button