www.Zemra.Org

Të gjendet autori i vrasjes se policit

Presidenti Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së efektivit Roland Likaj, i cili u vra një ditë më parë, ndërsa ishte në detyrë.

“Rënia në krye të detyrës e punonjësit të policisë është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen, për kolegët, për shtetin dhe gjithë qytetarët e Shqipërisë. U bëj thirrje dhe nxis të gjitha strukturat shtetërore që të zbulojnë sa më parë autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe ta vënë atë përpara drejtësisë”, thuhet në mesazhin e presidentit.

Kreu i shtetit kërkon reagim të shpejtë dhe të pamëshirshëm ndaj krimit të rëndë këtij krimi të pashembullt është përgjigja e duhur që i jepet kujdo që guxon të cënojë një punonjës policie në krye të detyrës.

Exit mobile version