Të harrosh është shenjë e inteligjencës së lartë, sipas shkencëtarëve
Të harrosh, për pjesën më të madhe zakonisht ndërlidhet me mungesë inteligjence, të paktën kjo është ajo përpiqen të ju tregojnë. Sidoqoftë, një studim i kryer nga Universiteti i Torontos pretendon se të kesh një memorje të fortë është një pasuri e mbivlerësuar jashtëzakonisht shumë dhe përfundon se të harrosh mund të jetë në të vërtetë një përfitim për inteligjencën tuaj. Profesori Blake Richland, një nga botuesit e studimit, tha:
Është e rëndësishme që truri të harrojë detaje të parëndësishme dhe në vend të kësaj të përqëndrohet në gjërat që do të ndihmojnë në marrjen e vendimeve në botën e vërtetë.
Ne e dimë se stërvitja rrit numrin e neuroneve në hipokampus, por janë saktësisht ato detaje nga jeta juaj që nuk kanë rëndësi në të vërtetë, dhe që mund t’ju mbajnë larg nga marrja e vendimeve të mira.
Profesor Richards dhe Paul Frankland propozuan që memorja të shfrytëzohet për të optimizuar vendimmarrjen duke ruajtur informacione të vlefshme dhe duke lënë gjërat e tjera të parëndësishme të shkojnë, në thelb duke bërë vend për gjërat që kanë rëndësi.
Ata thonë se ky aspekt i harresës është ndoshta një ndihmë për ne më shumë se një pengesë.
Pra, të themi për shembull truri ynë harron detaje specifike në lidhje me një ngjarje të kaluar, por prapë kujton fotografinë më të madhe, studiuesit besojnë se kjo na lejon të përgjithësojmë përvojat e mëparshme më mirë, në krahasim me dikë që mund të kujtojë më shumë detaje të ngjarjes. Studimi pretendon se harrimi i detajeve çdo herë e më shumë është një shenjë e një sistemi të shëndetshëm të kujtesës, duke punuar saktësisht ashtu siç është menduar.