Shendetesi

Të hënën protestojnë specialistët stomatologë, kërkojnë punë

Të hënën protestojnë specialistët stomatologë, kërkojnë punë

Specialistët stomatologë të papunë, kanë paralajmëruar protestë, të hënën.

Sipas një njoftimi, protesta do të fillojë në ora 10:00, para Qeverisë së Kosovës.

Kjo protestë organizohet në vazhdën e protestave të mbajtura para Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq, sipas stomatologëve, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili nuk po pranon që të takohet me ata.

Ata akuzojnë ministrin dhe kreun e PDK-së Kadri Veseli, pasi u kishin premtuar se nga 1 janari  i këtij viti nuk do të ketë specialiste të papunë në Kosovë.

“Tash ka kaluar më shumë se 1 vit nga ky afat, ne vazhdojmë të bredhim rrugëve, duke kërkuar të drejtën tonë për punësim, pas 22 viteve shkollim. Shumë nga koleget tanë, të cilët me të drejtë nuk iu kanë besuar premtimeve boshe, e kanë bërë zgjidhjen individuale duke u larguar për në vendet e BE-së, e kryesisht në Gjermani. Jemi të bindur që nëse nuk na bëhet një zgjidhje e shpejtë, edhe ne të tjerët nuk do të kërkojmë më “mëshirë” nëpër rrugë”, thuhet në njoftimin e specialistëve.

Poashtu, ?dy kryesitë qendrore të sindikatave të shërbimit civil të Kosovës, kanë njoftuar se nga dita e martë do të fillojnë grevën njëorëshe, përkatësisht nga ora 10:00 deri në 11:00.

Përmes një njoftimi, iu bëjnë thirrje institucioneve që të reflektojnë mbi kërkesat e shërbimit civil, kurse në rast se nuk ka reflektim institucional, nuk përjashtohet as mundësia për grevë të përgjithshme.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button