Të mirat e marrëdhënieve seksuale
Instinkti për të kryer marrëdhënie seksuale është më i forti që zotërojmë. Ky është jetësor nëse duam të krijojmë brezin tjetër.
Instinktet tona na nxisim ne të gjithëve të kryejmë marrëdhënieve seksuale.
Ndryshimi tek qasja e meshkujve dhe femrave ndaj marrëdhënies seksuale ka një themel evolucionar. Seksi ju ndihmon të humbni peshë; kur kryeni marrëdhënie çdo muskul i trupit tuaj lëviz dhe si rrjedhojë digjen kalori.
Nuk është më sekret që seksi i rregullt është një prej mënyrave më të mira për të përforcuar imunitetin. Këto përfitime nga seksi janë aq të shumta sa shkencëtarët kanë përmbledhur një listë të gjerë të arsyeve pozitive të marrëdhënieve seksuale.
Intimiteti krijon besim në vetvete; gjithashtu rekomandohet si doza ligjore për femrat atlete përpara garave.
Trajton rrudhat
Përkëdheljet e shtratit janë trajtimi më I mirë kundër-rrudhë, pasi lëkura bëhet më elastike për shkak të oestrogjenit dhe hormoneve të tjera.
Imuniteti
Seksi përforcon imunitetin, aq sa konsiderohet si një prej masave më të mira parandaluese të sëmundjeve të ndryshme. Ekziston një mundësi që seksi zvogëlon probabilitetin e zhvillimit të kancerit.
Qetësues stresi
Lojërat e shtratit janë shumë të mira për të luftuar stresin për shkak të hormonit oksitocin I cili sjell një ndjenjë qetësie dhe relaksimi. Seksi është një antidepresant I efektshëm, I cili ju ndihmon të harroni për problemet ose hallet e ndryshme që ju shqetësojnë
Qetësues dhimbjesh
Seksi gjithashtu është një “vrasës” shumë i mirë i dhimbjeve. Endorfinat, të cilat prodhohen kur bëhet dashuri, ndihmojnë në qetësimin e çfarëdolloj dhimbjeje.
Trajton impotencën
Disa studime të kohëve të ndryshme të publikuara tregojnë se meshkujt aktivë seksualisht kanë dy herë më pak mundësi për të ngelur impotentë
Zgjat jetën
Dhe kohët e fundit është provuar që seksi të zgjat jetën. Njerëzit seksualisht aktivë vuajnë nga sulmet në zemër shumë më rrallë.