LajmeMaqedoniaShqiperia

Të shtëna në kufirin Maqedoni-Shqipëri

Dy qytetarë nga Shqipëria janë arrestuar sot në mëngjes nga policia maqedonase, pas një incidenti të përcjellë me shkëmbim zjarri, në afërësi të vednkalimit kufitar Shën Naum.

Fillimisht është dyshuar se bëhet fjalë për kontrabandistë, mirëpo më vonë është kosntatuar se bëhet fjalë për një grup prej dhjetë gjuetarësh nga Shqipqëria të cilët janë futur në territorin e Maqedonisë, në afërsi të parkut nacional Galiçica.

Sipas zyrtarëve të policisë maqedonase, thirrjes për tu dorëzuar gjuetarët nga Shqipëria i janë përgjigjur me të shtëna në ajër, që ka hasur në kundërpërgjigje të njëjta nga ana e policisë.

Tetë persona nga grupi i gjuetarëve kanë arritur të ikin në drejtim të Shqipërisë, kurse dy prej tyre janë arrestuar nga policia maqedonase.

“Policia arriti të arrestojë dy persona bashkë me pushkët e gjahut që kanë pasur me vete . Ne po hetojme rastin per te sqaruar edhe te dhena te tjera dhe per te permbledhur edhe ngjarjet qe i paraprine ketij rasti dhe per ta sqaruar teresisht te njejtin” tha Stefan Dimovski, zëdhënës i policisë së Ohrit .

Policia paralajmëron padi penale kundër qytetarëve të arrestuar shqiptarë. Gjatë ditës së sotme ata janë kontaktuar edhe nga ambasada e Shqipërisë në Shkup, e cila po ofron ndihmën e nevojshme për të arrestuarit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button