Të vërtetat e shëmtuara mbi Mbretëreshën Elizabetë dhe perandorinë britanike
Vdekja e mbretëreshës Elizabeta II, monarkes më jetëgjatë të Britanisë Madhe, po shkakton një debat të madh global mbi një pyetje themelore: Si mund të flasim me ndershmëri për shërbëtorët besnikë të perandorisë së fuqishme britanike, historikisht brutale ndaj kolonive?
Përgjigjja ime? Thuajeni të vërtetën me zë të lartë, me vendosmëri dhe pa asnjë hezitim.Madje nëse duhet përdorni edhe një mikrofon për ta thënë me zë të lartë për ata që qëndrojnëindiferentë. Pas lajmit për vdekjen e mbretëreshës, propaganda, fantazia dhe injoranca po vendosen përballë historisë reale të Britanisë dhe përvojës së jetuar të afrikanëve, aziatikëve, banorëve të Lindjes së Mesme, irlandezëve etj.
Në imagjinatën e veriut global, mbretëresha është një simbol i dekorit dhe stabilitetit në botën e pas Luftës së Dytë Botërore. Por për njerëzit e vendeve që pushtoi, nënshtroi dhe kolonizoi gjatë shekujve Britania e Madhe, gjyshja 96-vjeçare – dhe pjesa tjetër e familjes mbretërore – ngjallin minimumi disa ndjenja shumë komplekse.
Ka nga ata që kanë nderim për familjen mbretërore, por edhe për Britaninë në përgjithësi. Më besoni, në diasporën afrikane ka shumë gra zezake që e donin Princeshën Diana. Unë nuk do ta harroj asnjëherë atë që më tha shoqja e shkollës e babait tim në Gana, gjatë një vizite që bëmë në shtëpinë e saj në Akra, duke më treguar foto të udhëtimit të saj turistik në Pallatin Bakingam.
“Ata na sunduan. Pra, ne jemi britanikë!”- tha ajo. Uju Ania, profesor në Carnegie Mellon, qëështë nigerian, u sulmua masivisht pasi shkroi të enjten në Twitter: “Kam dëgjuar se po vdeskrye–monarku i një perandorie gjenocidale dhe hajdute. Qoftë torturuese agonia e saj!”.Sigurisht, këto janë fjalë të ashpra dhe plot urrejtje ndaj mbretëreshës. Por kjo nuk duhet të cilësohet si befasuese. Të paktën jo për këdo që është përballur realisht me agoninë e brezave të familjeve, si ajo e Anias, që kanë përjetuar masakra dhe shpërngulje nga britanikët.
Natyrisht mbrojtësit e mbretëreshës, e kanë përgjigjen e tyre për këtë gjë. Ata thonë se ajo ishte një lloj “çlirimtareje”, pasi dekolonizimi ndodhi pikërisht gjatë mbretërimit të saj.
Ndaj njerëzit e “çliruar” duhet t’i jenë mirënjohës. Sërish, elementi kryesor janë të dhënat historike.
Kur Elizabeta u ngjit në fron në vitin 1952, ajo trashëgoi një Britani që e kishte zbehur ndjeshëm peshën e saj globale. Rebelimet po shtoheshin shumë tek kolonitë e saj. Kriza ekonomike e shkaktuar nga konfliktet, e shoqëruar me lëvizjet në rritje të pavarësisë në Afrikë dhe Indi, e detyruan Britaninë që të tërhiqej.
Por edhe atëherë, Britania nën drejtimin e Elizabetës nuk i lejoi të shkëputeshin lirshëm kolonitë e saj të çmuara. Gjatë viteve 1952–1963, forcat britanike shtypën rebelimin e Mau Mau në Kenia, duke mbajtur 160.000– 320.000 kenianë në kampe përqendrimi. Fiset keniane po padisin aktualisht qeverinë britanike në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut për grabitje të tokave të tyre dhe për tortura.
Rojalistët do të thonë gjithashtu se si në një monarki kushtetuese dhe simbolike, Mbretëresha Elizabet kishte pak përgjegjësi për problemet që u shfaqën gjatë mbretërimit të saj të gjatë. Por simbolet kanë rëndësinë e tyre. Elizabeta e mori me dëshirë rolin e përfaqësimit të fuqisë dhe pasurisë britanike.
Ajo u zbukurua me dëshirë me bizhuteritë e grabitura nga ish-kolonitë. Imazhi i saj gjendet tek monedhat e shumë ish-kolonive, Ajo e administroi Komonuelthin Britanik, mori me dëshirë rolin simbolik dhe mbrojtës të “Nënës së bardhë” për popujt me lëkurën më të errët të perandorisë së dikurshme.
Edhe pse ajo i ndaloi “emigrantët me ngjyrë ose të huajt” të shërbenin në role klerikale deri në vitet 1960. Ndërkohë ka edhe disa të tjerë që thonë se nuk duhet të flasim keq për Britaninë në këtë moment. Se e kaluara ka kaluar prej kohësh. Se ne duhet ta harrojmë atë.
Realiteti i shëmtuar është se Britania donte qëllimisht t’i fshihte krimet e saj në vendet e sapo-pavarësuara. Në vitin 1961, ajo shkatërroi mijëra dokumente të epokës koloniale për të mos “e turpëruar qeverinë e Madhërisë së Saj”. Unë vetë jam një provë e gjallë se e kaluara është në fakt e tashmja.
Nëna ime, e lindur në Nigerinë e para-pavarësisë, kujton se duhej ta festonte “Ditën e Perandorisë”, duke marshuar e detyruar në stadiume dhe duke kënduar këngën “God Save the Queen” (Zoti e Shpëtoftë Mbretëreshën). Disa vjet pas pavarësisë së Nigerisë në vitin 1960, Britania u rreshtua në anën e forcave nigeriane për të shtypur përpjekjet e rajonit të Biafras për t’u shkëputur më vete.
Rreth 1 milion njerëz të fisit etnik Ibo u vranë ose vdiqën nga uria. Gjyshi im, që ishte një nga drejtuesit e financave të Biafrës, u detyrua të largohej nga vendi, së bashku me nënën dhe vëllezërit e motrat e tij. Nuk nevojitet vdekja e një monarku për të nxjerrë në dritë këtë histori të errët të kolonializmit.
Por ja ku jemi. Imazhet propagandistike të një gjysheje të përkushtuar, të moshuar, të përkushtuar ndaj nënshtetasve të saj, trajtimi hollivudian i familjes mbretërore, i shërbejnë shumë mirë pikëpyetjeve të ngritura rreth perandorisë. Dhe kur rasti nxjerr në sipërfaqe të vërtetën, ai duhet shfrytëzuar.
Pasi rojalistët e kanë gabim edhe në një aspekt të këtij debati. Diskutimi në fjalë ka të bëjë gjithashtu edhe me të ardhmen. Hagiografia e Mbretëreshës Elizabet dhe e një PerandorieBritanike të mpakur shumë, e lë në hije të vërtetën jo vetëm për Britaninë, por edhe për rendin tonë aktual botëror, që është ndërtuar mbi atë histori.
Ne mund të themi të vërtetën për atë histori, edhe kur ndalemi në një moment për të uruar që shpirti i saj të prehet në paqe, dhe që familja e saj ta përballojë me sukses këtë fazëtranzicioni. Por më pas duhet t’i rikthehemi punës, për të çmontuar mbetjet e sotme të perandorisë raciste, koloniale që ajo përfaqësoi në 7 dekada.