VIP
Telashe të reja për Lil Wayne
Lil Wayne pritet të përballet me telashe të tjera kur të dalë nga burgu më 4 nëntor, pasi që do t’i nënshtrohet një procesi gjyqësor për thyerje të të drejtave autoriale.
Reperi akuzohet nga Michael Bradford se ia ka shfrytëzuar pa të drejtë ritmin e këngës “Mrs. Officer”, ndërsa tani ka kërkuar dëmshpërblim për të drejtat e autorit. Ai thotë ta ketë punuar ritmin pesë vite para se të përpunohej nga Deezle, producenti i këngës.
Albumi i Lil Wayne i cili është lansuar së fundmi, “I Am Not A Human Being”, i cili ishte regjistruar para hyrjes në burg, pritet që të zë vendet e para nëpër top-listat amerikane.