Tentohet të grabitet argjendari, qëllohet për vdekje pronari
Një argjendari u tentua të grabitej pasditen e të premtes mes rrugës “Siri Kodra” e “Ferid Xhajko, duke lënë të vdekur pronarin, Rapo Sinanaj, 61 vjeç.
Mësohet se grabitësi ka hyrë në argjendari i maskuar dhe i ka kërkuar pronarit të japë paratë e xhiros, unazat dhe bizhutë e florinjta në banak. Pasi ka pasur konflikt me pronarin, i cili u përpoq t’i hiqte maskën, grabitësi e ka qëlluar atë me plumb në kokë duke e lënë të vdekur. Në orën 18. 16 minuta makina e morgut mori trupin e pajetë për ta transportuar në morg ku do i bëhet dhe ekspertiza mjeko ligjore.
Policia ka nisur marrjen në pyetje të dëshmitarëve. Ndërkohë që ekzistenca e një kamere sigurie brenda në argjendari, (nëse ajo ka qenë e ndezur) mund të jetë dhe prova kyçe për të zbardhur identitetin e autorit të grabitjes.