LifeStyle

Teprica e lëngjeve shton 3 kilogramë

Te një e treta e njerëzve shtimi i peshës nuk është vetëm pasojë e tepricës së indeve yndyrore, por edhe teprica e lëngjeve. Në disa raste ajo tepricë e lëngjeve mund të shtojë edhe deri në tre kilogramë, por më së shumti ndodh te femrat sesa te meshkujt.

Disa artikuj, siç është ushqimi i konservuar dhe ushqimet e tjera gjysmë të gatshme, mund të ndikojnë në mbetjen e ujit në trup.

Vlerësohet se: nëse personi në organizëm akumulon 100 gram kripë, duhet patjetër të bartë 13 litra ujë. Kjo është një shtesë në peshën e trupit prej afro 11 kilogramësh.
Është e sigurt se nuk na nevojitet kripa, përkatësisht natriumi, në sasi të mëdha të cilat shumica i konsumojnë gjatë ditës. Natriumi në nivelin e rrezikshëm nuk e shton vetëm kripa e hedhur në perime gjatë zierjes apo përdorimi i matur gjatë ngrënies, por kripa e cila është e fshehur në artikujt e paketuar gjysmë të gatshme, p.sh. në biskota, supa në katrorka, keçapi, hamburgeri, suxhuku, proshuta, sallami apo peshku i terur..

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button