KosovaLajmePolitika

Tërnava i kërkon Libisë ta formalizojë njohjen e Kosovës

naimMyftiu Kosovës, Naim Tërnava u prit sot në Tripoli të Libisë nga kryetari aktual i Parlamentit të Libisë, Giuma Ahmed Atigha, të cilin pasi e falënderoi për pritjen, e njohu me arritjet e Kosovës dhe kontributin e ndihmën që kanë dhënë faktorët ndërkombëtar për lirinë, pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës.

Myftiu Tërnava, tha se Kosova tanimë paraqet një storje të suksesit të angazhimit ndërkombëtar, ndërsa shteti i Kosovës ka stabilizuar rajonin.

Ndërsa, Kryetari i Parlamentit të Libisë, Giuma Ahmed Atigha e njohu Myftiun me gjendjen në Libi, arritjet, sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballet Libia pas Revolucionit, transmeton RTK.

Në takim me Kryetarin e Parlamentit të Libisë, Giuma Ahmed Atigha, Myftiu Tërnava kërkoi që sa më parë autoritetet libiane ta formalizojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Po sot, Myftiu Tërnava iu drejtua me shkresë Parlamentit të Libisë për formalizmin e njohës së Kosovës. Myftiu, po ashtu, u bëri thirrje deputetëve libian që të vizitojnë Kosovën dhe të njihen nga afër me rezultatet që ka shënuar Kosova në shtetndërtim.

Gjatë qëndrimit në Libi, Myftiu Tërnava është pritur edhe nga Myftiu i Libisë, Sadik el Garjani, pastaj nga udhëheqësi i Këshillit të Luftëtarëve të Libisë, Mustafa Sagezli, si dhe me zyrtarët e ministrisë së vakëfeve.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button