Sipas Q.F , ai i ka premtuar asaj se do të martohej me të, kurse më pas ai i ka marrë asaj 3.600 €. Këto para ai ia ka kërkuar që të blej një veturë me të cilën ai do të udhëtonte për në Tetovë për ta marrë atë për grua. Ndërkohë Q.F e ka kuptuar se A.SH ishte i martuar, dhe se ai e kishte mashtruar vetëm për t’ia marrë të hollat.