LajmeMaqedonia

Tetovë-Gostivar, arrestohen gjashtë shtetas shqiptarë

Gjashtë shtetas shqiptarë, prej të cilëve pesë vajza dhe një burrë janë gjetur dhe arrestuar nga policia pas kontrolleve të kryera në dy objekte hotelierike në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit natën e kaluar.

plc

Ashtu siç informoi sot zëdhënësi i SPB-së Tetovë Marjan Josifovski, njëra shtetase shqiptare  e moshës 35 vjeçare gjatë kontrollit policor rreth mesnatës është zënë në objektin hotelierik “Mona Liza” në fshatin Forinë të Gostivarit ku është arrestuar dhe është mbajtur në procedurë të mëtutjeshme.

Në periudhën sërish prej orës 23 e 30 minuta deri në orën 2 pas mesnate anëtarët e stacionit policor nga qendra rajonale për punë kufitare së bashku me policinë e SPB-së Tetovë kanë zbatuar kontroll aksionar edhe në një objekt hotelierik në Tearcë, në vendkalimin kufitar në Jazhincë. Sipas informatave të Josifovskit, me këtë rast janë zënë  katër shtetase shqiptare prej moshës 24 deri në moshën 38 vjet që ilegalisht kanë punuar  si këngëtare dhe kërcimtare, një burrë nga Shqipëria dhe një shtetase e Maqedonisë.

“Pesë shtetaset e huaja së bashku me qirramarësin e objektit B.E. (33) nga Sllatina janë arrestuar, ku shtetasit shqiptarë janë dorëzuar për procedurë të mëtutjeshme në Sektorin për krim ndërkufitar, të huaj dhe riatdhesim për procedurë të mëtutjeshme”, tha Josifovski.

Show More

Related Articles

Back to top button