Tetovë: Policia përleshet me protestuesit!
Grupi i protestuesve që qëndronte përballë kordonit policorë, ka filluar të shpërndahet, ndërkohë që policia ende qëndron e pozicionuar në vendin e sajë.
Në drejtim të grupit të mbetur të protestuesve të cilët donin të shkonin para selisë së BDI-së, disa herë është gjuajtur me gazë lotsjellës.
Protestuesit po largohen duke u ankuar për djegie të syve nga gazi i hedhur.
15. 05 – Pas rrëmujës që shkaktoi përleshja me policinë të udhëkryqi i rrugës së Ilindenit që çon ka selia e BDI-së, një pjesë e protestuesve është shpërndarë, ndërsa në hyrje të rrugës përballë kordonit policorë qëndrojnë ende një grup të rrënjësh që duan të arrin te selia e BDI-së.
Policia nuk lejon lëvizjen e këtij grupi të protestuesve duke iu përgjigjur herë pas here me gazë lotsjellës.
14:59 – Policia është përleshur me proestuesit duke gjuajtur me shok bomba, disa protesues kanë gjuajtur në drejtim te policisë e cila gjendet para selisë së BDI-së. Situata vazhdon te jetë e tenisonuar.
14:30 – Qindra protestues pikërisht në orën 14 kur ishte paralajmëruar mbajtja e protestës në Tetovës, janë grumbulluar në qendër të Tetovës, për të shprehur solidaritetin e tyre me protestat e Shkupit, kundër procesit gjyqësorë “Monstra”.
Shumica të rinj kanë marshuar nga qendra e Tetovës në drejtim të Gjykatës, duke vazhduar rrugës kryesore, drejtë selis së BDI-së. Protestuesin kërkojnë drejtësi dhe brohorisnin parullat kundër BDI-së, “poshtë qeveria”.
Gjatë rrugës se Ilindenit protestuesve u janë bashkangjitur edhe qytetar të tjerë.