VIP
Teuta Kurti paralajmëron martesën
Këngëtarja kosovare, Teuta Kurti, ka paralajmëruar martesën me të dashurin e saj prej pesë vitesh, Dardanin.
E pyetur nga SH2-shi nëse ajo ka në plan të martohet së shpejti, Teuta tha: “Po, kismet, ose në këtë fundvit, ose në fillim të vitit të ardhshëm”.
Ajo shtoi se preferon një martesë tradicionale, për shkak se e do traditën tonë. Megjithatë, ajo ka thënë se nuk do bëj një dasmë të madhe, dëshiron një të thjeshtë dhe intime.