www.Zemra.Org

Therje në Tetovë, 3 të plagosur, dy shqiptarë dhe një maqedon

Mbrëmë rreth orës 21.00 në afërsi të postës së Tetovës, në në përleshje me thika mbeten të plagosur rëndë tre persona.

Siç mëson TetovaSot. lëndimet janë shkaktuar nga mjetet të mprehta, ku mbeten të plagosur 52 vjeçari M.A dhe 38 vjeçari M.M të dytë janë shqiptarë të cilët janë transferuar në Spitalin e Shkupit, ndërsa person i tretë është maqedonasi 31 vjeçari D.A më pak i lënduar.

Nga spitali i Tetovës për TetovaSot e konfirmojnë rastin dhe se kanë pranuar tre pacient M.A. dhe M.M. të cilët kanë marrë lëndime në kraharor dhe janë transferuar në Spitalin e Shkupit, ndërsa D.A është në spitalin e Tetovës.

Motivet e përleshjes ende nuk dihen ndërsa policia po punon për zbardhjen e rastit.

Exit mobile version