Dashuria

Thonë që këto ëndrra parashikojnë ardhjen e dashurisë

Me siguri ju ka ndodhur të keni parë ëndrra për të cilat kuptimi i vërtetë fare nuk ka qenë i bindshëm

Mirëpo nëse ndonjë prej pesë motive të ardhshme shfaqen në ëndrrat tuaja, oneirologjia, d.m.th. shkenca e interpretimit të ëndrrave thekson që dashuria së shpejti do të trokasë në dyert tuaja.

Kukulla

Ky motiv nuk ka vetëm një kuptim. Nëse ju lozni me kukull, ajo do të thotë grindje, kontest. Mirëpo, nëse e dhuroni kukullën, ajo tregon ardhjen e dashurisë së re.

Lakuriqësia

Shpesh shfaqet ky motiv i çuditshëm në ëndrrat tona. Nëse zhvisheni apo tashmë jeni lakuriq, ajo tregon ardhjen e njohjes së re. Ai person i panjohur mund të jetë i rëndësishëm për Ju, person me të cilin mund të keni romancë.

Çarçafi

Krevati dhe çarçafi tregojnë dashurinë dhe që në të do të keni mundësi të pranoni emocione të reja. Nëse në ëndrra shfaqet çarçafi i bardhë i pëlhurës, atëherë Ju në tërësi jeni të gatshëm për ardhje të dashurisë së re.

Pyll i dendur

Nëse keni dilemë në pyll dhe nuk mund të gjeni daljen, atëherë ende nuk jeni të gatshëm për ardhje të dashurisë. Mirëpo, ikja e suksesshme nga pylli do të thotë që jeni pjekur për marrëdhënie të re dhe së shpejti do t’ju gjejë dashuria.

Farat

Farat janë simbol i plleshmërisë. Ashtu është edhe në dashuri. Nëse në ëndërr ju shfaqet mbjellja e farave, atëherë jeni të hapur të pranoni emocione të reja. Mirëpo, nëse ëndërroni korrjen kjo do të thotë që duhet të hiqni dorë nga vetitë e këqija të cilat deri tani kanë penguar shfaqjen e marrëdhënies së re.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button