LajmeMaqedoniaPolitika

Do t’i fitoj zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, thotë se skena politike shqiptare në Maqedoni, ka nevojë për një opsion të ri i cili jo vetëm që do të merr pjesë, por edhe do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare- raporton agjencia e lajmeve INA.

Osmani sërish paralajmëroi formimin e shpejt të partisë politike, duke konfirmuar se themelimi është çështje kohe. Ai tha se, në zgjedhjet lokale, qytetarët e Gostivarit ia besuan atij mandatin dhe ai me ekipin e tij u përpoq që ta çojë me nder.

“Por ne s’mund të ngelim me aktivitetin tonë vetëm në nivel komunal. Ka shumë çështje të cilat i kapërcejnë kufijtë nga pozicioni i komunës. Neve na pret një rrugë e gjatë për ta ndryshuar pozicionin tonë. Jam i bindur se ne kemi nevojë për ndryshime shumë serioze në politikë. Nuk mjafton që dikush të ketë një program, është shumë me rëndësi që të kemi njerëz që kanë aftësi, dituri, që njohin kundërshtarët tanë në institucionet dhe që janë të ndershëm. Unë mendoj se e kam dëshmuar se jam i atillë dhe se më shoqërojnë bashkëpunëtorë të atillë “, ka deklaruar Osmani, njofton agjencia e lajmeve INA.

Osmani ka folur edhe për Marrëveshjen e Ohrit, duke thënë se “MO-ja nuk është Kuran , sepse Kurani, sepse vetëm Kurani është një dhe i pandryshueshëm, ndërsa MO-ja si e tillë nuk mund të jetë dokumenti përfundimtar që e çështjen e shqiptarëve në Maqedoni”.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button