Lajme

Tifozët serb, kërcënojnë shqiptarët

Ndeshje e nesërme e futbollit në Shkup mes kombëtareve të Maqedonisë dhe Serbisë ka mobilizuar Ministrinë e Punëve të Brendshme në veçanti pas njoftimeve në media dhe rrjete të ndryshme sociale se huliganë dhe fansa të dy skuadrave më të mëdha serbe, do të shfrytëzojnë qëndrimin e kombëtares së tyre në Shkup, për të qëruar hesape me shqiptarët e Shkupit.

MPB siguron se i ka ndërmarë të gjitha masat për parandalimin e çfarëdo incidenti më serioz dhe prishjen e rendit dhe qetësisë publike.

Ndeshje e nesërme e futbollit në Shkup mes kombëtareve të Maqedonisë dhe Serbisë ka mobilizuar Ministrinë e Punëve të Brendshme në veçanti pas njoftimeve në media dhe rrjete të ndryshme sociale se huliganë dhe fansa të dy skuadrave më të mëdha serbe, do të shfrytëzojnë qëndrimin e kombëtares së tyre në Shkup, për të qëruar hesape me shqiptarët.

Portali serb “Kurir”, njofton se rreth 300 fansa të Partizanit dhe Cërvena Zvezdës të njohur për prishjen e rendit dhe nxitjen e incidenteve, sonte në mbrëmje do të nisen drejt Shkupit me makinat e tyre personale për të qëruar siç kanë thënë hesapet me shqiptarët. “Po përgatisim një surprizë të madhe për shqiptarët në Shkup që mirë të na mbajnë mend.

Qëllimi është që ti gjejmë nëpër qytet dhe ti rrahim. Ne shkojmë atje në një regji private, dhe jo të organizuar, ashtu që mendojmë se pa problem do të jemi në Shkup”, kanë shkruar huliganët serb në rrjetet sociale. Por nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se kanë ndërmarrë masa shtesë për të parandaluar incidentet dhe paralajmërimet e huliganëve serb numri I të cilëve pritet të jetë në rreth 300.“Ministria e punëve të brendshme i ndjek paralajmërimet dhe deklaratat që arrijnë nëpërmjet mediume të caktuara, por deri tani nuk ka asnjë vërtetim zyrtar lidhur me to. Megjithatë,

MPB do të ndërmarr të gjitha mjetet e nevojshme për sigurimin e ndeshjes, si nga aspekti i masave për zhvillimin e sigurt të komunikacionit ashtu edhe nga aspekti i masave për parandalimin e çfarëdo incidenti më serioz dhe prishjen e rendit dhe qetësisë publike.

Jemi në kontakt edhe me policinë e Serbisë dhe në pajtim me kontratën që kemi nënshkruar në Shkup veç më kanë arritur 4 anëtarë të ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë të cilët duhet të na ndihmojnë nëse ka incidente të palakmueshme”, ka përfunduar zëdhënësi I MPB-së,  Ivo Kotevski.
Federata serbe e futbollit, duke  dashur të amnestohet nga incidentet e mundshme të këtyre huliganëve nëpër rrugët e Shkupit, por edhe në stadiumin “Filipi i Dytë” nga homologët e saj nga FFM –ja, zyrtarisht nuk ka kërkuar asnjë biletë.

Për këtë shkak nga ana e FFM-së, në asnjërën nga katër tribunat e stadiumit nuk ka të ndarë hapësirë të posaçme në të cilën do të vendoseshin fansat serb. Kohë më pare në një takim me gazetarë  nga FFM-ja u tha  në rast  se ndonjë fans orvatet në stadium të hyjë me shenja të kombëtares së Serbisë, nuk do ti lejohet hyrja në stadium. Ndeshje e futbollit Maqedoni-Serbi luhet për kualifikimet e botërorit  që vitin e ardhshëm mbahet në Brazil.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button