Tiparet seksuale në bazë të germës së parë të emrit tuaj
Zbulo natyrën tënde seksuale në 36 shkronjat e alfabetit. Kërkon një partner që të realizojë reputacionin tënd. Mund të jesh shumë bujar me dashnorin tënd, sidomos kur arrin të biesh në dashuri.
A
Nuk je romantik në mënyrë të veçantë, por je interesant në aksion. Je gjithmonë i zënë. Me ty ajo që shihet, është ajo që fitohet, je ashtu siç prezantohesh. Nuk ke durim të flirtosh dhe nuk të bezdis fakti kur dikush është i turpshëm, simpatik ose eksitues. Rri gjithmonë ballë për ballë me personin tjetër. Kur bëhet fjale për seks ajo që ka rëndësi është aksioni dhe jo truket sekrete. Për ty është shumë e rëndësishme tërheqja fizike e partnerit tënd. Provat dhe sfidat i sheh si një gjallëri që i jep gjuetisë tënde. Je i apasionuar dhe seksualisht je aventurier, me shumë seç duket, por nuk tregon aftësitë e tua. Nevojat e tua fizike janë primare.
B
Nxjerr vibracione sensuale. Të kënaqin gjërat romantike, me verë dhe darkë bashkë. Je i lumtur kur merr dhuratë si shenjë dashurie nga partneri yt. Të pëlqen të jesh i/e përkëdhelur dhe di të përkëdhelësh partnerin. Je shumë i/e rezervuar, por para se të bësh dashuri manifeston një shprehi butësie dhe dashurie veçanërisht të ngrohtë. Mund të kontrollosh oreksin tënd dhe mund të rrish pa seks nëse është e nevojshme. Ke nevojë për sensacione të reja dhe eksperienca të reja,dhe je gati t’i kesh.
C/Ç
Je një individ shumë i shoqërueshëm dhe është e rëndësishme për ty te krijosh shoqëri. Ke nevojë për afrimitet dhe të jesh i lidhur me dikë. Je i/e gatshëm të bisedosh me një partner seksual para dhe pas. Do që objekti i dashurisë tënde te jetë mirë dhe të jetë shoqërisht i/e pranuar. Sheh partnerin tënd si dashnorin/en tënd dhe si të dashurin e jetës. Je shumë seksual/e dhe sensual dhe ke nevojë për dikë që e vlerëson dhe që të adhuron. Kur kjo nuk ndodh je i/e shkathet dhe i aftë për t’u zhdukur me periudha të gjata pa pasur aktivitet seksual. Je një ekspert për të kontrolluar dëshirat e tua dhe i aftë të zgjerosh marrëdhëniet e tua si pasojë e oreksit për seks.
D/DH
Kur vendos në kokë diçka bën çdo gjë për të arritur qëllimet e tua. Nuk jep një përgjigje lehtë, por jë me edukatë dhe simpatik. Nëse dikush ka një problem e konverton në tëndin. Je lartësisht seksual, pasional, i drejtë dhe i thellë, ndonjëherë je posesiv dhe xheloz. Seksi për ty është një kënaqësi që të bën të ndihesh i/e plotësuar. Të stimulojnë gjërat e pazakonta që të bëjnë të ndihesh i lirë dhe i hapur.
E/Ë
Nevoja jote e madhe është ajo për të folur. Nëse personi i takimit tënd nuk është një dëgjues i/e mirë ke probleme për t’u shoqëruar me të. Një person duhet të të stimulojë intelektualisht ose nuk do të interesoj seksualisht. Ke nevojë për një shok/shoqe për dashnor/e dhe për një partner krevati. Urren mungesën e harmonisë dhe të mos organizimit. Të pëlqen të flirtosh sepse për ty është me e rëndësishme të stimulosh aktin seksual ne vetvete, por sa intrigon zemrën tënde je shumë i/e ndershëm. Kur nuk ke një dashnor/e të mirë preferon të flesh ose të lexosh një libër.
F
Je idealist dhe romantik, e ngre dashnorin tënd në piedestal. Do gjesh partnerin më të mirë që mund të jetë. Të pëlqen të flirtosh, por nëse dashurohesh je shumë i/e drejtë. Je sensual, seksual dhe në mënyrë private je pasional. Publikisht tregohesh ekstravagant dhe galant. Ke lindur romantik. Skenat e dashurive dramatike janë fantazitë e tua të preferuara. Mund të jesh një dashnor/e shumë bujar.
G/GJ
Je i/e bezdisshëm duke kërkuar perfekten me veten dhe me dashnorin/en tënd. I përgjigjesh një dashnori/e e cila ka një intelekt të njëjtë ose superior me tëndin ose dikujt që mund të rrisë gjendjen tënde. Je shumë sensual dhe di si të arrish pikën maksimale të stimulimit erotik, sepse kërkon të paarritshmen. Mund të jesh tepër aktiv seksualisht, kur gjen kohën. Puna jote është përgjegjësia duke paraprire çdo gjë. Mund të kesh vështirësi emocionale kur përfundon një marrëdhënie, por ky nuk është një problem dhe nuk do mbyllesh seksualisht.
H
Kërkon një partner që të realizojë reputacionin tënd. Mund të jesh shumë bujar me dashnorin tënd, sidomos kur arrin të biesh në dashuri. Dhuratat e tua për partnerin/en tënd janë gjithmonë një kënaqësi. Para se të dashurohesh mendon, je disi i/e rrëshqitshëm për t’ju dedikuar këtyre gjërave dhe zakonet e tua të takimeve janë të njëjta, të kujdesshme, ashtu si shkujdesja jote seksuale. Je një dashnor/e i /e durueshëm dhe sensual.
I
Ke një nevojë të madhe për të qenë i dashuruar, i vlerësuar edhe në punën tënde. Vlerëson kënaqësitë ekstreme në seks, sensualitetin dhe kënaqësitë e mishit. Kërkon dashnor/e që dinë se çfarë bëjnë. Je jo i qetë dhe i saktë në sadisfaksionet e dëshirave të tua. Je i/e gatshëm për të eksperimentuar forma të reja seksuale. Mërzitesh lehtë dhe për këtë ke nevojë për aventura seksuale dhe ndryshime. Je më shumë sensual se seksual, por ndonjëherë je krejtësisht devijues në seks.
J
Mund të jesh shumë romantik ose i lidhur me bukurinë e dashurisë. Të kesh një partner është gjeja më e rëndësishme për ty. Je i/e lirë në të shprehurin tënd për dashurinë dhe je i gatshëm të kapesh mundësitë duke provuar eksperienca të reja me partnerin tënd duke e barazuar të gjithë këtë me një shije të mirë. Trutë të ndezin, do të ndjesh që partneri yt të jetë mendërisht stimulues, nëse jo do e kesh të vështirë të mbash këtë lidhje. Kërkon dashuri, ëmbëlsi dhe një mbrëmje me qirinj për të ditur që je i/e vlerësuar.
K
Seksualisht je i/e mrekullueshëm por duhet të konsiderosh më mirë vlerat e personave dhe veçanërisht të tuat. Nuk do ishte keq që ky motivim të të frymëzojë për t’u kultivuar pak më shumë, duke ndërruar imazhin dhe përshtypjen që projekton në fillim me personat që takon dhe me shumë me ata që të tërheqin.
L
Je shumë romantik, idealist/e dhe disa herë beson së dashuri do të thotë vuajtje. Të tërheqin personat që kanë probleme të pazakonshme. E sheh veten si shpëtimtari i dashnorit/es tënd. Je i sinqertë, pasional ekstrem në seks dhe ëndërrimtar. Nuk ke nevojë për ndihmë për të rënë në dashuri. Fantazon me filma dhe revista. Nuk u tregon të tjerëve për jetën tënde sekrete që ke në fantazitë seksuale.
M
Je emocional dhe i thellë. Kur e sheh veten të rrëmbyer nga një lidhje i dedikohesh totalisht asaj. Asgjë s’të ndalon, nuk njeh pengesa. Ti beson krejtësisht tek dikush që është i njëjtë pasional dhe intens. Beson në lirinë totale seksuale dhe kërkon gjithmonë të provosh gjithçka. Energjia jote seksuale është e palodhshme dhe të pëlqen të mbrosh partnerin. Je i/e aftë të zgjerosh marrëdhëniet e tua sipas oreksit tënd seksual. Ashtu si shkronja C.
N/NJ
Je shumë ëndërrues dhe romantik, nuk ke momente të mëdha pasionale. Dukesh i/e ftohtë dhe i/ largët, kështu nuk e bën shumë bashkëpunëtor/e partnerin tënd në ndjenja, por kjo nuk do të thotë që nuk ke ndjenja për të, por vetëm se ke mënyrë jo “vetore” për ta treguar. Para seksit për ty vijnë ndjenjat dhe ngrohtësia shpirtërore
O
Je interesant në aktivitetet seksuale dhe tregon sekretet e tua më të turpshme dhe dëshirat e tua. Mund të rikarikosh energjinë tënde seksuale për të bërë lekë dhe për të arritur pushtetin. Mund të kesh lehtësisht periudha të qeta, por je pasional i/e pakënaqur duke kërkuar të njëjtat cilësi tek partneri. Seksi është një marrëdhënie serioze i cili kërkon thellësi mendore dhe ndryshueshmëri, ke aftësi të provosh çdo gjë ose çdo person. Ndonjëherë pasionet e tua bëhen posesivitet, gjë që duhet ta mbash nën kontroll.
P
Je shumë i/e ndërgjegjshëm për gjërat e tua primare shoqërore. Nuk do mendoje kurrë të bëjë diçka që mund të dëmtojë imazhin ose reputacionin tënd. Aparencat kanë të bëjnë për të dhe për këtë do një partner tërheqës. Në të njëjtën kohë do një person të zgjuar. Është mjaft e çuditshme që e sheh partnerin/en tënd si një kundërshtar; kujto se një zënkë e mirë stimulon vibracionet seksuale. Je seksualisht i lirë. Eksperimenton gjëra të reja ne çdo fushë. Je shumë shoqëror dhe joshës; të pëlqen të flirtosh dhe ke nevojë të jesh i/e tërhequr mirë.
Q
Ke nevojë për një aktivitet konstant dhe stimulues. Ke një energji fizike të llahtarshme. Është shumë e vështirë për partnerin tënd të të ndjekë seksualisht, madje edhe në gjëra të tjera. Je një dashnor/e entuziaste dhe ke tendencën për të qenë i/e tërhequr nga njerëz të grupeve të tjera etnike. Ke nevojë për romantizëm, zemër, lule edhe për biseda që të ndezin.
R/RR
Nuk je rrëmujaxhi, duke iu referuar jetës në përgjithësi. Ke nevojë për dikë që të mund të mbajë paqen me ty dhe për dike që të këtë një intuitë dhe zgjuarsi të mirë. Ndizesh shpejt, ashtu si me një që ka mendje të madhe, po ashtu edhe me një që ka një trup të bukur. Pra tërheqja fizike është shumë e rëndësishme për ty. Do që te ndihesh krenar për partnerin tënd. Në privat je shumë seksi, por në krevat shërben më shumë si profesor. Seksi është i rëndësishëm, por mund të jesh një i/e dashur i mirë i lojërave shumë kërkuese.
S/SH
Ke sekrete, autokontroll dhe je i/e turpshëm.Je shumë tërheqës, sensuale dhe pasionale, por shpesh nuk ja lejon vetes. Vetëm në intimitetin privat del në pah kjo anë e natyrës tënde. Njeh të gjitha truket për t’u marrë vesh. Mund të luash çdo rol dhe e merr jetën tënde dashurore seriozisht. Ke durimin për të pritur që të arrijë personi i duhur.
T/TH
Je shumë i/e ndjeshëm, i rezervuar dhe seksualisht disi pasiv; të pëlqejnë partnerët që marrin iniciativën. Muzika, dritat e errëta dhe mendimet romantike janë gjërat që të ndezin. Fantazon, por nuk dashurohesh lehtësisht. Kur je i/e dashuruar je romantik/e, idealist, sentimental dhe tepër intens. Të pëlqen të përdorësh senset e tua në ndjenja. Mund të modifikosh marrëdhëniet e tua sipas ëndrrave që janë gjithmonë në kokën tënde.
U
Je entuziast dhe ke parime kur dashurohesh. Por kur nuk je i/e dashuruar me ndonjë person, je i/e dashuruar me dashurinë, duke kërkuar gjithmonë dike që ta adhurosh. I sheh gjërat romantike si një sfidë. Je një vagabond dhe ke nevojë për aventura, eksitime dhe liri. Të pëlqen të besh dhurata për të parë partnerin tënd të ndihet mirë. Mënyra jote për të udhëhequr të berit seks është e fortë dhe me shumë dëshirë, një kënaqësi momentale. Je i/e gatshëm të vesh para kënaqësisë tënde atë të partnerit.
V
Je individualist dhe ke nevojë për hapësirën tënde, për lirinë dhe entuziazmin. Shpreson derisa dikush të të dojë. Ndjen nevojën për të qenë në kokën e personit tjetër për të parë se ç’mendon. Të tërheqin tipat egocentrikë. Shpesh ka një diferencë moshe midis teje dhe atyre. I përgjigjesh rrezikut, të pëlqejnë tipat triller dhe suspansat. Skenat lezbike të ndezin edhe kur nuk bën pjesë.
X/XH
Ke nevojë për stimulime konstante sepse ke lindur me këtë dëshirë. Mund të mbash më shumë se një marrëdhënie në te njëjtën kohë me shumë lehtësi. Nuk mund të heshtësh mendjen tënde dhe flet kur bën dashuri. Me kokën dhe fantazinë tënde mund të kesh historitë më të mëdha të gjitha për ty. Je fantazues në seks aq sa partneri shpesh nuk mund të të ndjekë në fantazitë e tua.
Y
Je seksual, sensual dhe shumë i/e pavarur. Nëse nuk mund t’i besh gjërat në mënyrën tënde atëherë i lë fare. Do të kontrollosh marrëdhënien tënde. I përgjigjesh stimulimeve fizike, të pëlqen të kalosh orë të tëra vetëm duke prekur, duke ndjerë dhe duke eksploruar. Në çdo rast, nëse nuk mund të kalosh kohën duke bërë punuar, i dedikohesh kënaqësive të mishit. Ke nevojë t’i provosh vetes dhe partnerit tënd se je një dashnor i mirë. Do të ushqesh perfomancat e tua dhe të jesh i / e hapur, duke stimuluar pjesët intime të partnerit. Në krevat je një shoqërues romantik dhe stimulues.
Z/ZH
Për ty të merresh vesh seksualisht me partnerin është në vend të parë, madje më parë se kënaqësia. Je krejtësisht i/e shqetësuar për karrierën tënde. Nëse nuk ke një pozitë të mirë ekonomike bie në dëshpërim, por je një tip që nuk dorëzohesh lehtë, e heq mendjen duke kaluar me partneren tënde një natë të gjatë seksi. Mund të jesh shumë me tepër romantik sesa personi që keni pranë dhe ke aftësinë të kesh një sensualitet shumë të madh. Por nuk e humbet kurrë kontrollin e emocioneve të tua. Je shumë i/e kujdesshëm para se të intrigosh zemrën tënde dhe trupin tënd me këto gjëra. Kur arrin të gjesh dashurinë, përkulesh si një gome para saj.