KosovaLajmeMaqedoniaPolitikaShqiperia

Tirana dhe Prishtina në këmbë, Shkupi e Tetova në gjumë

Përderisa organizatat joqeveritare rinore në Prishtinë dhe Tiranë janë ngritur në këmbë të tmerruar nga ngjarjet e fundit në Maqedoni, sektori civil shqiptar në Shkup, Tetovë dhe vendbanime tjera me shqiptarë ende nuk e ka pa të arsyeshme të organizojë ndonjë protestë në të cilën do të shprehej revolta ndaj dhunës të ushtruar  ndaj nxënësve shqiptarë të fshatit Çiflik dhe Seta Petkë.
Disa të rinj shqiptarë të shtunën kanë protestuar para ambasadës maqedonase në Prishtinë. Ata kanë gjuajtur me gur në drejtim të ambasadës me ç’rast e kanë thyer vitrinën në të cilin janë vendosur materiale promotive për Maqedoninë. Grupi i cili është organizuar përmes facebookot, ka kërkuar prej autoriteteve maqedonase të ndërpresin “terrorin sistematik ndaj shqiptarëve”.
Ajo që nuk i bën përshtypje sektorit civil shqiptar në Maqedoni, ka tronditur edhe Tiranën. Ditën e martë (sot) në Tiranë, Kuvendi i Patrioteve Civil (KPC), pjesë përbërëse e Kuvendit Civil ne bashkëpunim me UNIKOMB do të realizojnë reagimin e parë konkret me një protestë te madhe para ambasadës të Maqedonisë ne Tiranë. “Ngjarjet e fundit tronditëse të dhunës ndaj shqiptarëve ne Maqedoni nuk janë rastësi, ku një jave më pare u vranë dy të rinjtë nga një polic civil maqedonas si dhe dhunimi i ushtruar nga terroriste huligan sllavo-maqedonasit te paidentifikuar ende ndaj 15 nxënësve shqiptar, nxiti organizmin tonë për te reaguar duke protestuar para kësaj ambasade kundër qëllimit dhunues qe ju behet sistematikisht shqiptareve ne Maqedoni! “, ka njoftuar kjo organizatë. KPC shpreh indinjatën edhe nga fakti se nga njëra anë policia maqedonase arreston shqiptaret dhe mbështet “terroristët e tyre”. “Po ashtu thirrja jonë do te jete dhe për rikthimin e trevave shqiptare ne Maqedoni ne shtetin e tyre ame Shqipëri ! Ftojmë te gjithë qytetaret shqiptar qe te bashkohen ne këtë proteste paqësore për te treguar qe ne dimë te mbrojmë identitetin dhe dinjitetin kombëtar te trashëguar nder shekuj!”, thuhet në njoftimin e KPC
Analistët vlerësojnë se kjo dëshmon politizimin e skajshëm të sektorit civil në Maqedoni.
“Shoqatat joqeveritare në Maqedoni ndodh të protestojnë për gjëra minore, kurse nuk e shohin të arsyeshme të protestojnë kur rrihen dhjetëra nxënës shqiptarë. Kjo dëshmon se ata reagojnë vetëm me urdhër të politikës, e jo në bazë të nevojave të shqiptarëve”, vlerëson analisti Emad Mehmeti.
Ndryshe të hënën përfaqësuesit e shoqatave joqeveritare shqiptare në Maqedoni nuk kanë dhënë përgjigje në pyetjen e parashtruar nga “Lajm” për arsyet se pse heshtin ndaj dhunës maqedonase ndaj shqiptarëve.
Para dy javëve fillo organizimi i protestave për shkak të vrasjes së dy shqiptarëve nga polici maqedonas në Gostivar. Edhe pse ishin paralajmëruar se do të vazhdojnë deri në dënimin e policit, ato dështuan pas dy ditëve.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button