Tmerri, rojet bregdetare greke qëllojnë emigrantët në det. Erdogan i akuzon për vrasje (VIDEO)
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar orët e fundit një video ku shfaqen rojet bregdetare greke ndërsa qëllojnë me armë të kalibrit të madh ndaj një gomone me emigrantë.
Videoja raportohet të jetë shpërndarë nga autoritetet turke, të cilat tregojnë se gomonia me emigrantë ishte nisur nga brigjet e Bodrumit dhe po pengohej nga rojet greke që të mbërrinte në brigjet vendase.
Në një konferencë për shtyp, mbrëmjen e së hënës, presidenti turk Erdogan akuzoi rojet kufitare për vrasjen e dy emigrantëve dhe plagosjen e një tjetri, po pa specifikuar nëse ishte pikërisht rasti në fjalë.
Ditët e fundit Greqia është përballur me një fluks të madh emigrantësh nga Siria pasi autoritetet turke vendosën të mos i ndalonin më në territorin e tyre.
Autoritetet greke gjithashtu akuzojnë ato turke se e kanë inskenuar situatën me emigrantët, ndërkohë që raportohet se në pikat kufitarë kanë mbërritur mbi 100 emigrantë sirianë, të cilat kanë si destinacion vendet e Europës.