Sulmuesi i Chelseat, Fernando Torres, është shprehur i lëkundur nga spekulimet që e kanë lidhur atë me një transferim te Barcelona.
Fernando Torres ka qenë subjekt i shumë spekulimeve për një largim nga Chelsea, pas formës së tij tejet të dobët në sezonin e parë dhe dështimit për të përmbushur pritjet nga ai.
Dhe, interesimi i Barcelonës duket se e ka bërë atë të mendojë dy herë.
“Gjithmonë është mirë kur një klub i tillë interesohet për ju. Por, unë dua që të qëndroj dhe do të flas më vonë edhe me Mourinhon për këtë”, ka theksuar Torres.